Sulmohen disa persona në aeroportin e Londrës, arrestohet autori

Një incident i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e sotme në aeroportin Heathroë në Londër. Ngjarja ka ndodhur në parkimin e Terminalit 3, ku disa persona janë sulmuar.

Forcat policore ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar për sulmin.

The Sun raporton se sulmi nga autori është kryer me një spraj piper

Ende nuk ka informacion të detajuar mbi numrin e të plagosurve, ndërsa sipas autoriteteve, sulmi ndaj tyre nuk ka qenë kërcënues për jetën.

Komandanti i Metropolitane Peter Stevens tha se besohet se kaosi u shkaktua nga “një grindje që përshkallëzohet”.

Ai shtoi se do të ketë “një prani të shtuar policore” në aeroport, por incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *