Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dërgojë raketa Patriot në Ukrainë, duke thënë se Kievi ka nevojë për to për t`u mbrojtur nga Rusia.
Presidneti amerikan ka thënë se Vladimir Putin është “një njeri që flet bukur dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje” dhe se agresioni nuk duhet të tolerohet më.
“Do të dërgojmë ‘patriotë’ që u nevojiten me dëshpërim, sepse Presidenti rus Vladimir Putin ka habitur shumë njerëz. Ai thotë gjëra të bukura dhe pastaj bombardon. Ka një problem të vogël me këtë, që është se mua nuk më pëlqen kjo lloj gjëje. Ne në thelb po dërgojmë pjesë të ndryshme të pajisjeve të sofistikuara ushtarake në Ukrainë”, ka deklaruar Trump.
Ai nuk ka specifikuar se sa raketa do të dërgoheshin në Ukrainë. Kostoja e armëve, sipas tij, do të paguhet nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, luftime të ashpra vazhdojnë në Ukrainë, ku forcat ruse pretendojnë se kanë pushtuar vendbanimet Nikolaevka dhe Karl Marx në rajonin e Donetskut.
Rusët po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të hyrë në territorin e rajonit të Dnipropetrovskit dhe tashmë i janë afruar shumë kufirit administrativ, raportoi zëdhënësi i “Khortytsia”, Viktor Tregubov, duke theksuar se aktualisht nuk ka trupa ruse në territorin e atij rajoni.
Dy agjentë rusë të dyshuar për vrasjen e kolonelit të SBU-së Ivan Voronic janë vrarë në rajonin e Kievit, ka konfirmuar shërbimi i sigurisë.
Senatori republikan nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, pret një dërgesë rekord armësh në ditët në vijim për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus.
“Një nga gabimet më të mëdha të Putinit ishte se vendosi ta tejkalonte Trumpin në zgjuarsi. Shikoni, do të ketë një përpjekje të madhe në ditët dhe javët në vijim për ta detyruar Putinin të ulet në tryezën e negociatave”, tha Graham në një intervistë me CBS News.
Edhe pse për një kohë të gjatë besohej se dallimet ideologjike ishin shkaku kryesor i tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit, presidenti rus Vladimir Putin thekson se gjeopolitika është në rrënjë të këtyre konflikteve.