Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Në incidentin e parë të këtij lloji, Rusia ndaloi Green Admire, një cisternë greke nafte që ishte nisur nga porti estonez i Sillamae, të dielën.

Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë, njoftoi pwr kwtw incident nw njw postim nw rrjetet e ndryshme sociale.

Anija Green Admire me flamur liberian u ndalua në ujërat territoriale ruse, ndërsa lundronte në një rrugë të paracaktuar.

Ministria e Jashtme e Estonisë deklaroi se rruga, e cila ishte zgjedhur për arsye sigurie detare dhe nuk ndiqte në mënyrë strikte kufijtë kombëtarë, ishte vendosur me marrëveshje të ndërsjellë midis Rusisë, Estonisë dhe Finlandës.

Për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen, anijet që shkojnë në Portin e Sillamae do të ridrejtohen përmes ujërave territoriale të Estonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *