Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në lumin Hudson në New York.
Aksidenti duket se ndodhi pranë Pier 40 në qytetin e New Yorkut, shkruan bbc.
Njësitë detare dhe tokësore ndodhen në vendngjarje, por mbetet ende e paqartë sa persona ndodheshin në bord, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut për CBS News.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mbetje që notojnë në lumë.
Aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 15:15 me orën lokale, ka ndodhur më afër anës së New Jerseyt të lumit Hudson.
Ndryshe, autoritetet amerikane kanë ndaluar qarkullimin e anijeve në atë zonë.