Një 49 vjeçarë, pjesëtarë i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paraditen e sotme në fshatin Batnicë të Shkupit. Agim Muharremi u vra nga një person te ura në hyrje të fshatit Batincë. Identiteti i dorasit është i ditur, por sipas burimeve policore ai ndodhet në kërkim. Vdekjen e ushtarit Muharremi e ka konfirmuar ekipi i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
“Sot rreth orës 11 është sjell një person i moshës rreth 50 vjeçare me plagë në gjoks. U ndërmorën të gjitha masat për reanimim, por konstatuam se personi ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga Spitali i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
Policia nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar prova të cilat mund të trasojnë pistat e hetimit për zbardhjen e rastit. Motivi akoma mbetet i pa njohur. Në rrethana jo zyrtare mësohet se dorasi është preson i njohur për organet e rendit dhe me precedent penal. Gjatë aktit të vrasjes, viktima ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, ndërsa për dorasin grupi hetimor është duke mbledhur informacione nëse është asistuar ose jo nga ndokush që mund ta ketë njoftuar për lëvizjet e tashmë të ndjerit. Ndërkohë ARM-ja ka konfirmuar se një pjesëtarë i tyre është vrarë duke njoftuar se Muharremi sot ka shfrytëzuar ditën e lirë, pra në momentin e vrasjes nuk ka qenë në punë dhe as në uniformë. /Alsat.mk