Përfaqësuesit e Tel-Avivit dhe Hamasit kanë arritur në Kajro

Negociuesit izraelitë dhe ata të Hamasit kanë arritur në Egjipt, ku do të diskutohet rreth çështjeve të pazgjidhura të planit 20-pikësh të presidentit amerikan Trump për ndaljen e luftimeve.

Negociuesit Izraelit dhe ata të Hamasit kanë filluar të arrijnë në Egjipt ku do të diskutojnë rreth çështjeve të pazgjidhura të planit 20-pikës të presidentit amerikan Trump, i cili pritet të ndalon luftën në Rripin e Gazës. Edhe pse dy palët kanë thënë se do ta pranojnë planin e Trump, disa çështje kanë mbetur të pazgjidhura.

Ndërkohë, edhe pse shtëpia e bardhë ka kërkuar ndalim e menjëhershëm të bombardimeve, nga Gaza vijnë njoftime për vazhdimësinë e operacioneve Izraelite në pjesët e ndryshme të territorit sipas zyrtarëve në Gaza, gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e operacioneve të ndryshme izraelite janë vrarë së paku 70 palestinez, përderisa qindra të tjerë janë plagosur. Autoritet e Hamasit akuzojnë Netanyahun se ai nuk është i interesuar për Paqen, përkundër presionit të brendshëm gjithnjë e në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *