Një kristal gjigant nxirret nga nëntoka e Trepçës

Një kristal i rrallë është nxjerrë nga thellësitë e minierës së Trepçës, me përmasa mbresëlënëse prej 1.40 metrash lartësi dhe 1.20 metrash gjerësi.

Nga ndërmarrja bëhet e ditur se kristali u nxor nga minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët, sipas njoftimit, treguan profesionalizëm dhe përkushtim gjatë punës në nëntokë.

“Me krenari të veçantë ndajmë me ju nxjerrjen e këtij kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës sonë, me përmasa mbresëlënëse: 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi. Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës”, thuhet në njoftimin e ndërrmarjes. 

Ky formacion mineralogjik përshkruhet si një thesar i rrallë natyror dhe simbol i traditës së minierave të Trepçës, duke reflektuar punën dhe sakrificën e minatorëve që çdo ditë zbresin në thellësi për nxjerrjen e pasurive minerale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *