Mblidhet Kryesia e Kuvendit, rendi i ditës: ‘Takim konsultativ’

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha ka thirrur për sot mbledhjen e kryesisë së legjislativit të ri. “Pikë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është ‘Takim konsultativ’”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra për informim e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, të shtunën, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e re duke e përmbyllur seancën konstituive, ndonëse nuk u arrit të zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb. Ai ka thirrur për ditën e nesërme mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit.

Kuvendi ka dalë edhe me njoftim zyrtar për mbledhjen e Kryesisë që është thirrur për ditën e hënë. “Takim konsultativ”, thuhet tek pika e rendit të ditës sipas njoftimit nga Kuvendi.

Në njoftim bëhet e ditur se ky takim ku janë thirrur katër nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit mbahet në orën 13:00.

Kryesia e re aktualisht përbëhet nga kryetari DimalBasha, dhe nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Por, PDKdhe LDK thanë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së hënës, pasi Kuvendi nuk është konstituuar.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate, të shtunën, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e Kryesisë së Kuvendit të hënën, me arsyetimin se nuk është konstituuar ende Kuvendi, sepse, sipas tyre, nuk është zgjedhur Kryesia në përbërjen e plotë kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *