Kim Jong Un inspekton ndërtimin e një nëndetëseje bërthamore dhe teston raketa me rreze të gjatë veprimi.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka inspektuar ndërtimin e një nëndetëseje bërthamore dhe ka marrë pjesë në testimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) raportoi se Kim Jong Un vizitoi një kompleks ku po ndërtohet nëndetësja dhe inspektoi punimet që po zhvillohen aty. Ai gjithashtu ishte i pranishëm gjatë testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, ndërsa agjencia publikoi edhe fotografi nga aktivitetet. Nuk janë dhënë detaje lidhur me vendndodhjen e saktë apo kohën e vizitës.
Sipas raporteve, nëndetësja në ndërtim do të jetë e aftë të lëshojë raketa dhe është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e flotës detare të Koresë së Veriut.
KCNA bëri të ditur se testimi i raketës tokë-ajër u krye të mërkurën pranë bregut lindor të vendit, ku raketat e lëshuara shkatërruan objektivat në një distancë prej rreth 200 kilometrash. Testimi është konfirmuar edhe nga autoritetet e Koresë së Jugut.
