Liderët evropianë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët rreth takimit të mbrëmshëm midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin.
Ata thanë se “mirëpritën përpjekjet e presidentit Trump për të ndaluar vrasjet në Ukrainë, për të përfunduar luftën e agresionit të Rusisë dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Ata shtuan se hapi i ardhshëm duhet të jenë bisedime të mëtejshme ndërmjet Trumpit dhe Putinit, duke përfshirë edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton skynews.
Ata thanë se ishin “gati të punonin” me Trump dhe Zelensky për të realizuar takimin trilateral.
Deklarata shtoi se Ukraina duhet të ketë “garanci të padiskutueshme sigurie” për t’u mbrojtur dhe se “nuk duhet të vendosen kufizime për forcat e armatosura të Ukrainës”.
Ndryshe, Trump dhe Putin janë takuar gjatë ditës së djeshme në Alaska për të gjetur një zgjidhje rreth luftës në Ukrainë.