Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot në mbedhjen e qeverisë së Kosovës, ka thënë se nuk i janë prishur me Amerikën, por se kanë disa dallime.

“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizojë zhvillimet e fundit, i siguroj qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se nuk është pezulluar komunikimi me Ambasadën amerikane. “Duam të qartësojmë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, gjatë mandatit qeveria është e angazhuar për partneritetet më SHBA në tri shtylla kryesore: në diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim.

Ndërsa Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, tha se shtatorja e Afrim Zhitisë është një pasqyrim i shpirtit të guximit.

“Sot është një ditë e veçantë për komunën tonë. Në fshatin Llugë po e zbulojmë shtatoren e njërit nga personalitetet më të mëdha të historisë së kombit Afrim Zhitia. Krahas saj po përurojmë edhe renovimin e oblisikut dhe hapësirave përreth duke i dhënë këtij vendi pamjen dhe vlerën që e meriton. Shtatorja e Afrim Zhitisë është më shumë se një monument ai është një pasqyrim i shpirtit guximit dhe vullnetit të njeriut që jetën ia kushtojë lirisë”, tha ai.

E Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të bëhet kujdes që të ruhet kujtesa historike.

“Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm që kujtesa jonë historike të ruhet, që e kaluara të jetë udhërrëfyes për të ardhmen dhe sa herë që kemi mundësi, ta paraqesim ashtu siç është. Ky akt i tillë i rezistencës në kohën e lirisë e ka përshpejtuar atë që ndodhi në Prekaz me komandantin legjendar e deri te liria e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *