Kur injoranca përpiqet të vishet me petkun e dijes

EDITPORIAL i Levizjes Myslimane për Reforma në BFI

(Rasti i “përfaqësimit” të BFI-së në Konferencën e Edirnes)

Në një kohë kur bota islame po përballet me tragjedinë më të thellë humanitare në Gaza, ku fjalët “paqë” dhe “tolerancë” marrin kuptimin më të dhimbshëm të shekullit, në Edirne të Turqisë u mbajt Takimi i dytë i “Dijetarëve të Ballkanit” me moton domethënëse “Nën kube-në tonë qiellore”. Ky aktivitet i rëndësishëm, organizuar nga “FONDI (!!!) i Dijetarëve Islam (İslam Âlimleri Vakfı) nën kujdesin e Prefekturës së Edirnes dhe në bashkëpunim me Fondacionin “Mimar Sinan”, mblodhi përfaqësues nga gjithë Ballkani për të diskutuar mbi rolin e fesë dhe mendimit islam në kohën e krizave të mëdha morale dhe njerëzore.
Por, si zakonisht, aty ku nis drita, errësira e mashtrimit administrativ në BFI nuk mungon kurrë. Në versionin e parë të njoftimit zyrtar të Bashkësisë Fetare Islame, publikuar në faqen e saj, ishte bërë një rrëmujë për të qeshur e për të qarë: aty, por edhe në këtë version të dytë, flitet për “FONDIN e mendimtarëve të Ballkanit”! Pyetja e parë që lind është e thjeshtë: çfarë është “fondi” dhe çfarë është “fondacioni”? A din kush në BFI të bëjë dallimin më elementar të termave?
Fondi është një instrument financiar, një kasë, një buxhet, një depozitë parash për qëllime të caktuara. Ndërsa fondacioni është një organizatë joqeveritare, me bazë juridike, që ka qëllim publik, shpesh humanitar, shkencor apo kulturor. Pra, në Edirne nuk është mbledhur asnjë “fond” që shpërndan para, por një fondacion, një organizatë me karakter akademik e fetar që bashkon mendimtarët e Ballkanit. Dhe ky nuk është një gabim gjuhësor i pafajshëm, është simptomë e injorancës institucionale që ka përpirë çdo fije serioziteti në komunikimin publik të BFI-së.
Më tej: ky forum u zhvillua në një kohë kur në të gjitha tribunat botërore islame është trajtuar çështja e Gazas, masakra ndaj popullit palestinez dhe heshtja turpëruese e botës. Por, si gjithmonë, i vetëquajturi “reis” Shaqir Fetai mungoi! Si në të gjitha forumet e mëparshme ku është diskutuar Gaza, edhe këtu, “kreu shpirtëror” i myslimanëve të vendit nuk pati as guximin e as ndërgjegjen që të marrë pjesë. Dhe kjo mungesë nuk është thjesht fizike, është një mungesë konstante në çfarëdo pjesëmarrje apo organizimi ku mund të diskutohet Gaza.
Në vend të tij, për të mos e prishur traditën e turpit, BFI dërgon një delegacion të përbërë nga pesë-gjashtë myftinj, drejtori i Medresesë, Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame dhe disa profesorë të tjerë, ndërsa në njoftimin e saj zyrtar thotë se “BFI u përfaqësua nga sekretari i saj, Irsal Jakupi”, i cili na paska mbajtur edhe fjalim”!
Në fakt, ajo që sekretari i BFI-së ka mbajtur, nëse mund të quhet ashtu, ka qenë thjesht një fjalë përshëndetëse formale, por në faqen zyrtare të BFI-së ajo përçohet si “fjalim shkencor”! Dhe këtu fillon ironia më e madhe. Në Maqedoninë e Veriut, nuk ka mysliman që nuk e njeh këtë njeri si analfabet funksional, të paditur në çdo kuptim të fjalës, të paaftë madje edhe për të dhënë një përgjigje të thjeshtë me “po” apo “jo” në mënyrë të artikuluar, e lëre më për të mbajtur “fjalime shkencore”! Kjo është tallje e pastër me institucionin, me mendimin islam dhe me dinjitetin e çdo intelektuali të ndershëm në këtë vend.
Kështu, një aktivitet i denjë për respekt, që duhej të ngjallte krenari fetare e kulturore, shndërrohet në një tjetër shembull të degradimit të komunikimit dhe të mungesës së etikës në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame.
Kjo BFI, nën këtë “reis”, nuk përfaqëson më as mendim, as dije, as urtësi. Ajo është shndërruar në një aparat frike e mashtrimi. Mungon në debatet thelbësore islame, por nuk mungon në fotografi. Hesht për Gazën, por zhurmon për vetveten. Fsheh dijetarët e vërtetë, por e vendos veten në podium. Kjo është fytyra e institucioneve të kapura: aty ku injoranca promovohet, ku frika maskohet si urtësi dhe ku rrena publikohet si njoftim zyrtar.
Në një kohë kur bota kërkon zëra të mençur për paqe e drejtësi, BFI e RMV-së mbytet në meskinitet, frikë dhe falsitet. Dhe derisa të vazhdojë kjo gjendje, do të kemi vetëm lajme për “fonda” që nuk ekzistojnë, për “fjalime shkencore” që s’janë mbajtur kurrë dhe për “reisë” që gjithmonë mungojnë aty ku kërkohet zëri i tyre. /LMR në BFI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *