Deri tani, sipas faqes së KQZ, janë publikuar mbi 98 % e rezultateve preliminare. Nga ana tjetër, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.
Fillimisht po numërohen votat e hedhura fizikisht në përfaqësitë diplomatike, e me pas do të vazhdohet me votat e ardhur me Post, atyre me kushte dhe me nevoja të veçanta.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar zyrtarisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fillimisht po numërohen votat nga votimi fizik i mbajtur në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se votimi është zhvilluar më 27 dhjetor 2025 në 29 përfaqësi diplomatike, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.
Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së, ka bërë të dtur se procesi i tërheqjes së zarfeve me fletëvotime me postë ende nuk ka përfunduar, ndërsa tërheqjet e fundit pritet të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026.
Sa i përket numërimit brenda vendit, KQZ ka bërë të ditur se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave për deputetë ka rifilluar në 11 komuna. Deri më tani, janë procesuar mbi 90 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, ndërsa 32 komuna kanë përmbyllur plotësisht aktivitetet e numërimit.
Nga KQZ kanë theksuar se po punohet me intensitet për shpalljen sa më të shpejtë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
