​KQZ çregjistroi partinë politike Lëvizja për Bashkim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për çregjistrimin e partisë politike “Lëvizja për Bashkim”, e cila ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike, raporton KosovaPress.

Pas këtij vendimi, u bë e ditur se Zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së u njoftuan lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. /Kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *