KFOR-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
KFOR-i ka njoftuar se qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme.
“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së (Vija kufitare). Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se për shkak të natyrës malore dhe pyllëzuese të terrenit, këto shenja po vendosen për të shënuar qartë zonën e operimeve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga kalimet aksidentale.
Instalimi i këtyre shenjave do të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme.
