Irani tha të hënën se kishte “dyshime serioze” në lidhje me respektimin e armëpushimit nga Izraeli që hyri në fuqi më 24 qershor, pas 12 ditësh lufte midis dy armiqve të përbetuar.
Izraeli e nisi luftën më 13 qershor me sulme ajrore në Iran që vranë oficerë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë të lidhur me programin bërthamor të vendit.
“Ne nuk e filluam luftën, por iu përgjigjëm agresorit me të gjitha fuqitë tona”, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, Abdolrahim Mousavi, duke iu referuar Izraelit, siç u raportua nga televizionet iraniane.
Pas 12 ditësh bombardimesh midis dy vendeve, një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit hyri në fuqi të martën.
“Kemi dyshime serioze në lidhje me respektimin e angazhimeve të Izraelit, përfshirë armëpushimin, dhe jemi gati për një përgjigje të fortë”, shtoi Mousavi, gjatë një bisede telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite, Princin Khaled bin Salman.