Italia i bashkohet Britanisë dhe Francës për njohjen e shtetit palestinez

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani konfirmoi sot se Italia do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet më 22 shtator 2025 në Nju Jork.

“Më 22 shtator, në Nju Jork, ne do të mbështesim me bindje deklaratën brenda kuadrit të Kombeve të Bashkuara me qëllim krijimin e një shteti palestinez dhe përfundimin e armiqësive”, tha ai.

Qeveria italiane ka deklaruar më herët se ishte në favor të zgjidhjes me dy shtete për dy popuj, por gjithashtu ka theksuar se në fazën që ndodhej, njohja e shtetit palestinez mund të rezultonte e dëmshme.

“Hamasi duhet të ndërpresë ushtrimin e pushtetit në Rripin e Gazës dhe t’ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, bazuar në qëllimin e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran”, thuhet në deklaratën e cila do të formojë bazën e konferencës së OKB-së.

Britania, Franca, Kanadaja dhe Australia, pritet gjithashtu ta njohin Palestinën në samitin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e ardhshme, për shkak të shqetësimeve për luftën e vazhdueshme në Gaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *