Irani ka lëshuar një paralajmërim evakuimi për selinë e transmetuesit izraelit Channel 14.
Izraeli sulmoi ndërtesën e transmetuesit shtetëror iranian më 16.06.2025
Sipas një pamje nga ekrani i ndarë nga Press TV, paralajmërimi i destinuar për stafin e Channel 14 tha se transmetuesi ka mbështetur terrorizmin dhe konsiderohet një objekt legjitim i forcave të armatosura iraniane.
“Në ditët në vijim ky rrjet do të jetë objektiv i sulmeve me raketa iraniane. Prandaj, është e nevojshme të evakuohen ndërtesat sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos kthehen atje”, thotë paralajmërimi.
Armiqësitë filluan të premten e kaluar kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa lokacione në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, pas çka Teherani nisi sulme hakmarrëse.