Imami i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly arrin në Maqedoni, pritet nga kreu i BFI-së me dy përkthyes

Një nga imamët e Qabes, Maher Al-Mu’aiqly ka mbërritur për një vizitë në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kreut të Bashkësisë Islame në vendin tonë. Vizita e tij do të zgjasë nga 4 deri më 8 dhjetor. Nga BFI njoftojnë se besimtarët janë të mirëseardhur të marrin pjesë në aktivitetet dhe namazet ku do të marrë pjesë imami.

Njoftimi i BFI-së për axhendën e imamit:

4 Dhjetor
– Namazi i akshamit në Xhaminë e Re (Lagja e Trimave), Kumanovë
– Namazi i jacisë në Xhaminë Tatar Sinan Pasha, Kumanovë

5 Dhjetor
– Namazi i sabahut në Xhaminë e Re, Çair – Shkup
– Namazi i xhumasë në Xhaminë Mustafa Pasha, Shkup
– Namazi i akshamit në Xhaminë e Sahatit, Gostivar
– Namazi i jacisë në Xhaminë e Mahallës, Gostivar

6 Dhjetor
– Namazi i sabahut në Xhaminë Isa Beu, Shkup
– Namazi i akshamit në Xhaminë Eski, Tetovë
– Namazi i jacisë në Xhaminë e Larme, Tetovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *