Grupi Huthë tha se vendet duhet të ushtrojnë presion mbi Izraelin që të ndalojë luftën në Gaza dhe të heqë bllokadën e tij “nëse duan të shmangin këtë përshkallëzim”.
Huthët e Jemenit janë zotuar të synojnë anijet tregtare që i përkasin çdo kompanie që bën biznes me portet izraelite, pavarësisht kombësisë, si pjesë e asaj që ata e quajnë një fazë të re të operacioneve të tyre ushtarake kundër Izraelit, raporton euronews.
Pasi filloi lufta Izrael-Hamas në tetor 2023, Huthët, nisën një fushatë që synonte anijet në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik – në atë që ata e kanë quajtur një shfaqje solidariteti me palestinezët në Gaza.
Në një njoftim të kohëve të fundit, Huthët thanë se kishin “vendosur të përshkallëzonin operacionet e tyre të mbështetjes ushtarake dhe të fillonin zbatimin e fazës së katërt të bllokadës detare” kundër Izraelit.
Ata paralajmëruan se do të synonin “të gjitha anijet që i përkasin çdo kompanie që merret me portet e Izraelit, pavarësisht kombësisë së asaj kompanie, dhe në çdo vend brenda mundësive të forcave tona të armatosura”.