Hapet Samiti i Tretë ESG Adria në Porto Montenegro

Në Porto Montenegro sot u hap me solemnitet Samiti i Tretë ESG Adria, platforma kryesore rajonale për zhvillim të qëndrueshëm dhe udhëheqësi të përgjegjshme.

Këtë vit, ngjarja do të mblidhë më shumë se 700 pjesëmarrës nga rajoni dhe nga e gjithë bota, përfshirë përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare, kompanive, komunitetit akademik dhe sektorit civil.

Para pjesëmarrësve do të ketë një program tre ditor me shumë panele dhe folës interesantë, me pritshmëri për nisjen e disa iniciativave të rëndësishme rajonale në fushën e energjisë, financave të qëndrueshme, ndërmarrësisë së start-up dhe përfshirjes së rinisë.

Samiti, i cili po mbahet nën patronazhin e Presidentit të Malit të Zi dhe në partneritet me Qeverinë e Malit të Zi, u hap nga Biljana Braithwaite, themeluese e Sustineri Partners dhe drejtoreshë e Samitit.

„Jemi krenarë që po e bëjmë këtë në Malin e Zi — një vend që shpesh ka tejkaluar pritshmëritë, sidomos kur është fjala për mbledhjen e njerëzve rreth një qëllimi të përbashkët. Një vend ku bashkëpunimi dhe dialogu ndërkombëtar gjejnë vërtet mbështetje. Dhe nëse mund të them personalisht: për ne që jemi rritur në këtë rajon, fakti që jemi sot këtu — që nuk flasim për konflikte, por për investime, inovacione dhe qëndrueshmëri — nuk është një gjë e vogël. E mbaj mend kohën kur ky rajon shihej si një hapësirë e paqëndrueshme, të fragmentuar, të ndarë. Dhe tani ai qëndron si një nga korridoret më dinamikë të mundësive në Europë. Ky ndryshim nuk ndodhi brenda natës. Dhe nuk ndodhi rastësisht. Ai është rezultat i shumë akteve të vogla guximi, lidhjesh dhe bashkëpunimi — dhe pikërisht këto vlera ky Samit vazhdon t’i respektojë dhe t’i forcojë“, tha Braithwaite.

Ngjarjen e përshëndetën Drejtori i Përgjithshëm i Porto Montenegro, David Margason, dhe Kryetari i Komunës së Tivarit, Zheljko Komnenovië.

„Pamjet e lajmeve të ngjarjeve të jashtëzakonshme shoqërore, ekologjike dhe tani edhe ekonomike janë bërë një pjesë e përditshmërisë, duke ulur nivelin e reagimit tonë dhe duke rritur rrezikun e apatisë ndaj këtyre kërcënimeve sistematike ndaj habitatit që padyshim është sjellë në kufijtë e tij“, tha Margason.

„Tivari, si shumë qytete të tjera në Europë dhe në Ballkan, përballet me sfida të zhvillimit të shpejtë, ndërtimit të madh, inflacionit, mungesës së punëtorëve, kalimit në gjelbërim, dhe të gjitha këto sfida shumohen dhe ndihen më fort pikërisht në nivelin e pushtetit lokal. Komunitetet lokale mund t’i identifikojnë ato lehtësisht dhe mund të ofrojnë masa zgjidhjeje. Prandaj, tani më shumë se kurrë, është e nevojshme të forcohen autoritetet lokale, t’u jepen burime dhe liri veprimi, ndërkohë që t’u ofrohet mbështetje nga organet qendrore“, shtoi Komnenoviç.

Pas hapjes, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë mesazhet e Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

„Për rajonin Adria, ESG nuk është vetëm një trend global — është një nevojë. Ato janë themelet mbi të cilat duhet të ndërtojmë së bashku një shoqëri më të mirë. Dhe për të ndërtuar një shoqëri të tillë – na duhen njerëzit. Prandaj, këtë vit dëshiroj të vendos një fokus të veçantë në rolin e të rinjve dhe rëndësinë e arsimit. Rinia jonë nuk është vetëm e ardhmja – ajo është dhe e tashmja. Energjinë e tyre, novacionet dhe idetë e tyre janë kyç për krijimin e një bote ku qëndrueshmëria do të jetë rregull dhe jo përjashtim. Por për të rinjtë të marrin pjesë aktivisht në proceset ESG, duhet t’i sigurojmë atyre një arsim të kualifikuar që do t’i fuqizojë me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të zgjidhur sfidat me të cilat përballen. Sistemi arsimor duhet të fokusohet në zhvillimin e mendimit kritik, shkrim-leximit digjital dhe ndërgjegjësimin ekologjik, që të rinjtë të bëhen motorë të ndryshimeve pozitive në shoqëri. Prandaj, është kënaqësi për mua që nga ky vend të njoftoj një iniciativë të rëndësishme, të cilën do ta nis si President i Malit të Zi, së bashku me kompaninë Sustineri Partners dhe në bashkëpunim me kompaninë Mtel, partnerin e artë të Samitit, e cila do të mbështesë financiarisht të rinjtë nga Mali i Zi që kanë regjistruar studime në universitetet më të mira botërore – duke siguruar kështu mjete për ekselencë“, theksoi Presidenti Milatoviç.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike në rajonin tonë dhe ndërtimin e institucioneve gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Po ashtu, nënvizovi rolin vendimtar që Bashkimi Evropian duhet të ketë në mbështetjen e këtij procesi.

“Në kohën e zhvillimeve të reja në marrëdhëniet trans-atlantike, Bashkimi Evropian ka nevojë të ridizajnojë vetveten. Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm i domosdoshëm, por edhe një zhvillim me përfitim të ndërsjellë, për të garantuar paqen, stabilitetin dhe për të kufizuar ndikimet tendencioze në rajon”, tha ajo.

Ndër folësit e shquar të Samitit ESG Adria të këtij viti do të jenë: Katrín Jakobsdóttir, ish-kryeministre e Islandës; Ian Goldin, profesor i globalizimit dhe zhvillimit në Universitetin e Oksfordit; Fatih Karahan, guvernator i Bankës Qendrore të Turqisë; Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës; Benedikt Franke, drejtor i Konferencës për Siguri në Mynih; Raphael Ghiandai, drejtor financiar i Fondacionit të Princit Albert II të Monakos; Amer Kapetanović, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim; Dex Hunter-Torricke, ekspert për komunikim nga Silicon Valley; Catherine Atkin, nënkryetare e Stanford CodeX Climate Initiative; Agnieszka Hryniewicz-Bieniek, drejtoreshë globale e Google for Startups dhe shumë liderë të tjerë në biznes, politikë dhe shoqëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *