Dy persona u qëlluan sot për vdekje në rrugë në qytetin e vogël Smrovka në veri të Çekisë, njoftoi policia.
Dyshohet se autori i sulmit është ndaluar me plagë të rënda, për të cilin besohet se ka dashur të bëjë vetëvrasje, dhe u dërgua me helikopter në spital, shtuan autoritetet.
Është gjetur arma që besohet se është përdorur në të shtënat. Policia tha se nuk mund të japë informacione mbi një motiv të mundshëm.
Ngjarja ndodhi vetëm disa qindra metra larg një shkolle fillore, ku nxënësve iu kërkua nga policia të qëndrojnë brenda klasave deri në një njoftim përfundimtar.
Policia tha se nuk ka asnjë tregues që të shtënat të lidhen me shkollën dhe se asnjë plumb nuk ka goditur objektet e shkollës, siç ishte spekuluar fillimisht.
Kreu i administratës rajonale, Martin Puta, falënderoi policinë dhe shërbimet e zjarrfikësve për punën e tyre.
“Një akt i tmerrshëm në Smrzovka. Po mendoj për viktimat dhe të afërmit e tyre”, shkroi ai në X.
Smzžovka, një qytet me rreth 3 900 banorë, ndodhet pranë kufirit me Gjermaninë, pranë malit Jizera.
