Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa shkaqet ende nuk dihen, derisa hetimet po vazhdojnë në bashkërendim me prokurorinë kompetente.

Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se janë siguruar prova e njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, ndërsa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i kuptuar shkaqet e vdekjes së viktimave.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës së bashku me atë të Krimeve të Rënda, Hetimet Rajonale dhe të gjitha njësitë relevante policore. Janë dy viktima, një mashkull e një femër. Në vendin e ngjarjes janë siguruar prova dhe njëkohësisht identifikuar dëshmitarë dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes së dy viktimave”, ka thënë Nikçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *