Për herë të 40-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe këtë herë kërkoi nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.
Nga deputetët 108 sa ishin në sallë, 51 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.
Kur Dehari kërkoi nga partitë që nuk kanë bërë propozime pë anëtarë të këtij komisioni në foltore fillimisht doli deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e cila theksoi: “Kryesues po të bëjmë thirrje edhe një herë respektoje Kushtetutën. Ktheju rendit të ditës”. Por gjersa ishte duke folur regjia ia ndali mikrofonin pas kërkesës së kryesuesit Dehari.
Edhe Armend Zemaj nga LDK nuk propozoi emër, por kërkoi nga kryesuesi ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetues.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha me ironi se “për komision e propozojnë deputetin Albin Kurti”.
Pas dështimit në votim të Komisionit të fshehtë në mungesë kourumi, kryesuesi i seancës Avni Dehari deklaroi se senca ndërpritet dhe vazhdon më 3 korrik në orën 11:00.