Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit

Për herë të 21-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Në sallë ishin 90 deputetë.

Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan pro 53 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe abstenime nuk pati.

Në këto rrethana, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se Kuvendi do të vijojë punimet e seancës konstituive më 27 maj, në orën 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *