Ka dështuar edhe tentimi i 19-të i Kuvendit të Kosovës për konstituim të legjislaturës së nëntë.
Për herë të 19-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Para vazhdimit të seancës, kryesuesi Avni Dehari ftoi partitë politike PDK, LDK dhe AAK e NISMA që të propozojnë anëtarët për formimin e një komisioni i cili do vendoste për një votim të fshehtë, mirë po nga partitë u refuzua që të propozojnë.
Megjithatë, qëndrimi i partive nuk ka ndryshuar dhe si rrjedhojë sërish nuk u arrit formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me 54 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. 109 deputetë ishin të pranishëm në sallë.
Seanca e radhës do të mbahet me 23 maj në orën 11:00.