Dalin pamjet e plagosjes në Pejë

I dyshuari shtie me dy “Kallashnikovë” në drejtim të veturës në të cilën ishin viktimat
Me dy “Kallashnikovë” ne duar deri sa del nga një objekt. Kështu shihet në pamjet të siguruara nga KALLXO.com i dyshuari M. Hoxha, i cili u arrestua për vrasje në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje për rastin që ndodhi më 17.10.2025, rreth orës 16:00, në Pejë.

Në këto pamje shihet i dyshuari duke shtënë me dy “Kallashnikovë“ përnjëherë në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje.
Rasti ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Pejës.
Pamjet tregojnë se si i dyshuari gjuan në drejtim të veturës në të cilën ishin dy personat që u plagosën.

Për shkak të plagëve të rënda, njëri prej të plagosurve është transferuar për trajtim në QKUK.

Kurse tjetri po vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës. Gjithashtu pamjet tregojnë reagimin e zyrtarëve policorë, të cilët e arrestojnë të dyshuarin teksa po kthehej ta merrte njërin “Kallashnikov” të cilin e kishte hedhur pasi kishte shtënë me të dytë.

Përveç dy armëve automatike të tipit “AK-47”, i dyshuari po dyshohet edhe për dy armë të tjera që iu gjetën në një çantë.

Pamjet tregojnë se si njëri nga personat që ishte në veturën e sulmuar del nga vetura që përplaset për mur, dhe shkon zvarrë për t’u fshehur nga i dyshuari që gjuante me një “Kallashnikov”.

Dyshohet se sulmi është kryer nga i dyshuari në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij dhe plagosjen e tij. Ngjarje kishte ndodhur tre vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *