Bora e madhe paralizon Serbinë: Pemë të rrëzuara, ka përplasje, kamionë të bllokuar

Bora që ka përfshirë Serbinë ka shkaktuar probleme serioze në trafik në disa rajone. Në disa pjesë ka pasur përplasje, kamionë të bllokuar, pemë të rrëzuara dhe rrëshqitje toke, ndërsa dukshmëria është zvogëluar ndjeshëm.

Gjatë natës, rreth 20 centimetra borë ra në zonën e Çajetinës, Uzhicës dhe Bajina Basta në Serbi, dhe të gjitha ekipet e disponueshme janë në terren dhe punojnë për pastrimin e rrugëve sipas prioriteteve, raportoinë mediat serbe.

– Në Zlatibor ka rënë borë që nga mesnata. Aktualisht në terren ka 18 kamionë dhe katër gradues. Lëvizja e kamionëve tërheqës është e ndaluar. Po i mbajmë të kalueshme rrugët me përparësi të parë – deklaroi kompania “Patista Užice”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *