Bilall Kqiku hidhet nga kati i katërt për t’i ikur policisë

Një incident i rëndë është raportuar sonte në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë rrethuar zonën me shirita të sigurisë dhe janë duke kryer kontrolle në terren.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin.

“Sot rreth orës 20:30, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e  një ndërtese. Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë,  në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor,  ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.

“Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë  të gjitha veprimet  e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *