Ka nisur grumbullimi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Zvicrës, e cila zhvillohet në Bazel në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Rrugët dhe lokalet e qytetit tashmë janë mbushur me flamuj të Kosovës dhe flamuj kombëtarë shqiptarë, ndërsa atmosfera festive është ndezur që orë më parë.
“Kam ardhur nga Berlini për lojë. Sonte do ta përkrahim fuqishëm Kosovën. Ishalla po fitojmë,” thotë Imeri, një kosovar që jeton në Gjermani.
“Nuk do ta kemi lehtë. Zvicra është e fortë, por edhe Kosova ka lojtarë të mirë. Ne do të fitojmë,” shprehet Agimi, një tjetër tifoz që jeton prej vitesh në Bazel.
Tifozët janë të bindur se përfaqësuesja jonë mund të befasojë sonte dhe të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë tepër të rëndësishme.
Ndeshja Zvicër–Kosovë fillon në orën 20:45.

