Basha: Mos të bllokohet Kuvendi, ka trysni edhe nga ndërkombëtarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar vazhdimin e punës së këtij institucioni duke aluduar edhe te presioni ndërkombëtar.

“S’ka logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. I kemi pesë anëtarë në Kryesi. Të vazhdojë rrjedhja e afatit për caktimin e mandatarit dhe të kemi institucione funksionale siç na presin qytetarët. Kemi edhe trysni dhe kërkesa nga miqtë ndërkombëtarët që të vazhdojë puna e Kuvendit”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *