Ambasadori Rudolph uron Kosovën për zgjedhje të qeta e demokratike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasadori Rudolph ka përgëzuar Kosovën për zhvillimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike.

“Urime Kosovë për zgjedhje të qeta dhe demokratike. Presim me padurim të punojmë me institucionet e reja që do të formohen”, ka shkruar ai.

Urimi i ambasadorit gjerman vjen pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *