AI-ja po bën “kërdi” në BFI

BFI-ja nën Shaqir Fetain po kalon nga një institucion shpirtëror në laborator frike dhe provincializmi

Nga Mahir Rexhepi

Në një ndejë, një mik i ngushtë i Shaqir Fetait i kishte thënë se pse nuk i afron pranë vetes profesionistët tashmë të dëshmuar në rang kombëtar, ndërsa ky ia kishte kthyer: “nuk më duhen tani kur e kam ChatGPT”! Gjithçka që bën, injoranti e bën permes chat-it, madje nuk e fshinë as pjesën kur IA e lut në fund të shkrimit “nëse pajtohesh ta shkruajmë edhe më mirë”! Jo qe nuk e sheh, por, Shaqir Fetai ka qejf të publikojë gjëra ku vërehet se si “të tjerët” e lusin Shaquan, madje edhe vetë Chat-i!
Në këtë klimë ankthi, mendimi i lirë është përjashtuar. Profesionistët e dëshmuar në rang kombëtar mbeten jashtë derës, sepse dija e tyre përbën kërcënim për autoritetin e një drejtuesi që e di se autoriteti i tij nuk buron nga dija, por nga pozita. Dhe, si për t’i dhënë vetes pamjen e “njeriut të dijes”, ai është dorëzuar pas teknologjisë, duke e përdorur inteligjencën artificiale si zëvendësim të mendjes njerëzore.
Natyrisht, në krye të një institucioni fetar, pritet të jetë drita e mendjes, urtësia e shpirtit dhe përgjegjësia e fjalës. Por kur këto zëvendësohen me improvizim, me arrogancë e me iluzionin e dijes së huazuar nga teknologjia, atëherë kemi të bëjmë jo me udhëheqje shpirtërore, por me farsë administrative, me ata që i ikin përgjegjësisë apo me ata që përpiqen të fshehin vjedhje e zhvatje të hatashme. Kjo është, fatkeqësisht, gjendja që e karakterizon sot Bashkësinë Fetare Islame nën drejtimin e Shaqir Fetait.
Në vend që ta ndërtojë institucionin mbi dije, meritë dhe bashkëpunim me profesionistë të mirëfilltë, ai ka zgjedhur ta rrethojë veten me një rreth të ngushtë njerëzish, “me shqiptarë lokalë”, gostivarli. Rijaseti po ngjan gjithnjë e më shumë me një klub lokal, e jo me një elitë fetare që reflekton përmasën mbarëshqiptare të komunitetit. Kur udhëheqja bazohet në përkatësi vendore, në miqësi personale e në frikën nga tjetri, institucioni nuk përparon, ai tkurret në një provincë mendore. Shaqit Fetai ka bindjen se vetëm gostivarlitë nuk do ta tradhëtojnë siç ia bëjnë këtë shkupjanët apo kumanovarët. Prandaj ai i ngjeshë radhët e Rijasetit me gostivarlinj. Por, pa dyshim, edhe këta “shqiptarë lokalë”, të cilët, që të gjithë me përgatitje profesionale, me tituj akademik e shkencor, një ditë do ta tradhëtojnë, sepse këta nuk janë të krisur që të drejtohen prej një analfabet funksional, për të cilin tashmë jo vetëm ata, por krejt Gostivari e di që edhe fakultetin e ka të marrur me ndihmë të UDB-së. Ky paradoks i frikës dhe besimit të detyruar është sot motori që drejton Rijasetin e BFI-së, një rreth i mbyllur njerëzish që mbështesin shefin jo për ideal, por për interes dhe frikë reciproke.
Prandaj, përpjekja e Shaqir Fetait për të ndërtuar “imazhin e dijes” përmes mjeteve teknologjike, si ChatGPT, është simptomë e një boshllëku më të thellë: mungesës së mendimit të vet. Inteligjenca artificiale është ndihmë për ata që mendojnë, por nuk mund të mendojë për ata që nuk dinë të mendojnë. Ajo është mjet i njeriut që ka vizion, jo strehë e atij që i frikësohet mendimit të lirë. Kur drejtuesi i një institucioni fetar mburret se “nuk i duhen më profesionistët” sepse ka “chat-in”, kjo nuk është shenjë moderniteti, por, është dëshmi e varfërisë shpirtërore dhe intelektuale.
Një institucion që udhëhiqet nga fryma e imitimeve digjitale, që i shmanget debatit, dhe që përjashton mendjet e lira në emër të lojalitetit personal, rrezikon të kthehet në karikaturë të vetvetes. BFI-ja, në këtë formë, po e humb gradualisht rolin e saj shpirtëror dhe moral, duke u bërë më shumë arenë për ruajtjen e një status quo-je të brishtë sesa hapësirë e ndriçimit fetar e kulturor.
Dhe kur në krye të një institucioni që duhet të predikojë drejtësi e devotshmëri qëndron një njeri që nuk përfaqëson as dijen, as moralin, as dinjitetin e detyrës, atëherë kriza nuk është vetëm personale, ajo është sistemike. Sepse shembulli i drejtuesit të pamoralshëm përcakton “moralin” e gjithë institucionit.
Pra, sado inteligjente të jenë makinat, ato nuk mund të japin shpirt, nuk mund të krijojnë urtësi dhe nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë njerëzore. Dhe kjo është drama e vërtetë e Shaqir Fetait sot: kur inteligjenca artificiale përpiqet të mbulojë boshllëkun e një inteligjence reale që mungon.
Kjo dramë e udhëheqjes së Shaqir Fetait nuk është vetëm mungesa e profesionalizmit apo dija e cunguar. Është humbja e shpirtit. Sepse aty ku udhëheqësi nuk u beson bashkëpunëtorëve, ku përjashton mendjet e ndritura dhe ku fsheh boshllëkun e vet pas teknologjisë, feja nuk mund të lulëzojë. Feja është marrëdhënie besimi, jo frike. Dhe kur besimi zëvendësohet me dyshim, asnjë “inteligjencë”, qoftë edhe artificiale, nuk mund ta shpëtojë një institucion që po zëvendëson shpirtin me programin, dhe dijen me frikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *