Midis nesh / FUQIA E SHARJEVE DHE SHPIFJEVE!

Shoqërisë shqiptare ka kohë që i mungon lufta konstruktive e ideve për çështje të caktuara. Sot fuqia e mendimeve, është zëvendësuar me fuqinë e sharjeve dhe shpifjeve më të ndyta. Sot shqiptari është shndërruar në një qenie të varur, i cili njeh vetëm një vlerë: interesin personal dhe gjetjen e shtegut më të shkurtër deri te paraja.
Të paktë janë ata që kanë ngelur me ideale. Të paktë janë ata që manifestojnë kulturë, vlerë, qytetari, edukatë…
Sot nuk vlerësohet profesionistët e fushave të ndryshme të krijimtarisë e shkencës, por komisarët, të cilët si dikur në kohën e komunizmit, emërohen nga partia në pushtet. Sërish flitet për “listat e zeza” (siç vepronte dikur politika jugosllave me shqiptarët) me emrat e atyre që janë të papërshtatshëm, që i janë shmangur vijës së partisë.
Shqiptarët duhet ta gjejnë veten, duhet ta zgjojnë veten, duhet ta zaptojnë veten, duhet ta trimërojnë veten për të kaluar mbi të këqijat, duke i shprehur mendimet e qarta për botën që na mungon. Sepse, aktualisht bota shqiptare i ngjan botës që nuk ka të nesërme…/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *