Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh ministr i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angılı.
Takimi erdhi pas formimit të qeverisë së re dhe shënoi një moment për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe, njofton Ministria e Jashtme.
Sipas njoftimit gjatë takimit u diskutua për progresin në bashkëpunimin dypalëshe dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve që forcojnë lidhjet ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme.
“Republika e Turqisë mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në fusha me interes të përbashkët”, thuhet nga MPJD.
