Tre të arrestuar për rrëmbim dhe kërcënim me armë në Gajre

Më 20.02.2026 në SPB Tetovë, personi Z.I.(39) nga fshati Gajre ka denoncuar se rreth orës 20.00 në të njëjtin fshat është ndaluar nga personi L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët kanë dalë nga automjeti “Golf” me targa të Tetovës, pas së cilës me forcë e kanë futur në oborrin e një shtëpie pronë e L.M. Atje e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht me send të fortë, transmeton Portalb.mk.

“Pas masave të ndërmarra, rreth orës 21.50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.M.(43) dhe E.M.(20) nga fsh. Gajre, të cilët janë gjetur në automjetin “Golf” i cili paraprakisht nuk kishte ndaluar në shenjën e dhënë nga policia. Në fshatin Gajre, në prani të prindit, është privuar nga liria edhe i mituri 16-vjeçar. Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është mbajtur për kontroll. Po merren masa për gjetjen e L.M. Pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personat e lartë cekur, sipas inicialeve, janë të njëjtët që u përfshinë në vrasjen gjatë vitit të kaluar ku mbetën të plagosur edhe 4 persona.

Kujtojmë se më 10 gusht 2025 në Tetovë ndodhi një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, me ç’rast atëkohë ndodhi edhe një aksident trafiku.

Një person u vra në veturë ndërsa katër të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe një vajzë e mitur.

“Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy vajza, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre”, informoi atëkohë SPB Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *