Kryeprokurorja West me fjalën përfundimtare: U pranuan mbi 5 mijë prova

Kryeprokurorja Kimberly West sot e përfundoi deklarimin në emër të Prokurorisë.

West i tha trupit gjykues se Prokuroria ka pranuar mbi 5.000 prova materiale dhe janë paraqitur mbi 28.000 faqe transkripti dhe se për këtë rast Prokuroria ka intervistuar mbi 130 dëshmitarë.

“Kanë kaluar shumë vite tashmë dhe ata të cilët kanë humbur pjesëtarë të familjes kanë menduar se nuk do të ketë drejtësi, por shteti i së drejtës nënkupton se askush nuk është mbi të drejtën dhe ligjin. Kjo do të thotë se edhe njerëzit më të fuqishëm do të duhet të japin llogari. Ne kërkojmë, mbi bazën e provave të paraqitura, që të akuzuarit të japin llogari dhe të jepet dënimi i duhur”, ka thënë West para trupit gjykues.

Sot, ekipin e viktimave përfaqëson avokati Simon Laws, i cili theksoi se krimet e kryera kanë lënë plagë të rënda dhe të shëmtuara.

“Në Kosovë, në Serbi, në diasporë dhe në mbarë botën ka njerëz që vazhdojnë të zgjojnë me dhimbje në trup dhe me keqardhje për humbjen e të dashurve të tyre. Ata janë viktima të krimeve të kryera nga ish-anëtarë të UÇK-së gjatë viteve 1998-1999. 155 prej tyre janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në këtë çështje, përfshirë shqiptarë, serbë dhe romë, dhe unë dua t’i përqendroj në emrin të tyre,” tha ai.

Laws shtoi se ishte e pashmangshme që lufta e UÇK-së për pavarësi të shkaktonte humbje jete. “Kjo është pasojë e konfliktit dhe asgjë që them unë nuk përbën gjykim mbi të drejtat apo të padrejtat e luftës, dhe nuk është zhvlerësim për UÇK-në në përgjithësi. Shumë prej viktimave e kanë përkrahur UÇK-në, disa prej tyre kanë qenë edhe anëtarë të saj. Këtu nuk bëhet fjalë për të denigruar institucionin, por për sjelljen e disa prej anëtarëve  dhe pasojat në jetët e atyre që unë përfaqësoj,” përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *