Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serbinë drejt BE-së

Komisarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Serbi, duke kritikuar ashpër vendimin e Parlamentit të Serbisë për kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Sipas saj, ky vendim përbën një hap serioz prapa në procesin integrues të Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

“Votimi i Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Në një kohë të përparimit të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin shpejt, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që ne duam”, ka deklaruar Kos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *