Drita mundet nga Vallecano, por siguron ‘play-off-in’

Drita është mundur nga Rayo Vallecano, me rezultat 3-0, të enjten në Madrid, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, kampionia e Kosovës e ka siguruar fazën e ‘play-off-it’ në këtë ligë evropiane, arritje e lartë e skuadrës sonë pasi Drita është ekipi i parë kosovar që prek fazën e ‘play-off-it’ në një garë evropiane.

Skuadra spanjolle, bëri paraqitje më mirë së skuadra jonë pasi përvoja ishte në anën e Vallecanos, skuadër kjo që militon në La Ligën spanjolle.

Ishte Lejeune (33’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën spanjoll në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e lojës.

Edhe në pjesëlojën e dytë, ishte Vallecano e cila më mirë e kontrolloi lojën në terren duke shënuar edhe dy gola. Fillimisht Gumbau (60’), dyfishoi rezultatin në 2-0, derisa Pacha (83’), realizoi golin e tretë për Vallecanon, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë.

Vallecano kalon në rundin tjetër të Ligës së Konferencës, kurse, Drita përmes fazës së ‘play-off-it’ do të kërkojë kualifikimin në rrethin tjetër të kësaj garë evropiane.

Drita renditet e 21-ta me tetë pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *