Vjosa Osmanit iu montuan fotografi me politikanë serbë me IA, Presidenca kërkon nisjen e hetimeve

Presidenca e Kosovës ka sqaruar një fotografi të manipuluar, që po qarkullon në rrjetet sociale.

Në një reagim zyrtar të Presidencës, theksohet se fotoja e montuar me kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, “është FAKE, një montazh i ndërtuar’, që sipas kreut të shtetit të Kosovës, tentohet të krijohet konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani”.

‘Presidenca i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj këtyre dezinformatave, “të cilat jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit. Përhapja e dezinformatave të tilla duhet të trajtohet me seriozitet maksimal”, thuhet në reagim.

https://r1.dotdigital-pages.com/p/5CAE-HOB#https://www.syri.net/politike/845693/vjosa-osmanit-iu-montuan-fotografi-me-politikane-serbe-me-ia-presidenca-kerkon-nisjen-e-hetimeve/

Reagimi

Një fotografi e manipuluar dhe e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale po qarkullon në rrjete sociale, me qëllim të vetëm, denigrimin e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe ushqimin e narrativave të fabrikuara që u shërbejnë agjendave të huaja.

Kjo pamje është FAKE, një montazh i ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani, e cila çdo ditë, me seriozitet, përkushtim dhe integritet institucional, mbron interesat e Kosovës dhe përfaqëson shtetin tonë me dinjitet në arenën ndërkombëtare.

Përdorimi i materialeve të rreme për ta goditur Presidenten është jo vetëm i ulët, por edhe i rrezikshëm. Këto tentime për përhapje të dezinformatave nuk janë të rastësishme dhe janë pjesë e një fushate të mirë-organizuar që synon të baltosë Presidenten e Republikës.

Presidentja Osmani ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i shtetësisë, sovranitetit dhe dinjitetit të Kosovës dhe asnjë foto e rreme nuk mund ta zbehë këtë.

U bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj këtyre dezinformatave, të cilat jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit. Përhapja e dezinformatave të tilla duhet të trajtohet me seriozitet maksimal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *