Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s, çfarë u diskutua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Zelensky shkruan në rrjetet e tij sociale, se diskutuan për negociatat e planifikuara, duke theksuar rëndësinë e veprimeve të përbashkëta nga partnerët. Ai theksoi se ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën.

“Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. Ne po i koordinojmë ngushtë aktivitetet tona dhe aktivitetet me të gjithë partnerët. Po bisedojmë për masat e përbashkëta, qëndrimet e përbashkëta që kam besim se do të jenë jashtëzakonisht efektive”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu deklaroi se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se e ka siguruar se mbështetja e BE nuk do të mungojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *