Manifestimi i Shaqir Fetait ishte i mbushur me skena të vakëta dhe të pabazueshme, të cilat i shërbyen vetëm një nxitjeje të tij personale për të arritur një status të rrejshëm. Ai shpenzoi para të konsiderueshme nga një buxhet që ka qenë subjekt i kriticizmit të vazhdueshëm për shpërdorime dhe keqpërdorime
Nga Kaltrina Mehmeti, ish-medresante
Një fenomen i zakonshëm i diktatorëve dhe satrapëve, siç ndodhte dikur dhe ndodh edhe sot, është manipulimi i masave për të krijuar imazhe të rreme të madhështisë personale. Diktatorët, duke pasur nevojë për lavdërime dhe duartokitje, mbushin oborrin e tyre me shërbëtorë, syresh dhe akrobatë që i joshin dhe i përkëdhelin deri sa të krijojnë iluzionin se ata janë shpëtimtarët e popullit. Ky lloj manipulimi nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, dhe këtë mund ta shohim qartë edhe në veprimet e Shaqir Fetait, i cili, në rastin e shënimit të 40-vjetorit të Medresesë “Isa Beu”, zhvilloi një manifestim të mbushur me dy gënjeshtra të mëdha.
E para prej këtyre gënjeshtrave është se Shaqir Fetai, në mënyrë të rreme, paraqitet si medresant i Medresesë “Isa Beu”. Kjo është një falsifikim i hapur i të vërtetës. Ai nuk ka qenë kurrë nxënës i asaj medreseje, përkundrazi, ai është vetëm një individ që tenton të shfrytëzojë emrin e këtij institucioni për të arritur qëllimet e tij personale. Ky akt është i njëjtë me një person që pretendon të ketë qenë student i Universitetit të Tetovës, kur ai nuk ka qenë fare atje, por thjesht përdor emrin e tij për të mbrojtur një narrativë të rreme.
E dyta, Fetai përpiqet të manipulojë publikun me idenë se po feston 40-vjetorin e Medresesë “Isa Beu”, kur në fakt ai ka shënuar vetëm 4 mujorin e Gjimnazit “Medresja Isa Beu”. Ky manifestim është një shfaqje e dështuar për të krijuar një lidhje të falsifikuar me historinë dhe identitetin e këtij institucioni. Përgjatë kohës, ai ka shitur këtë medrese për një akreditim dhe ka tentuar të eklipsojë rëndësinë e saj si pjesë e një sistemi arsimor të dobët që mbështetet në lëvizje politike dhe të jashtme.
Manifestimi i Fetait ishte gjithashtu i mbushur me skena të vakëta dhe të pabazueshme, të cilat i shërbyen vetëm një nxitjeje të tij personale për të arritur një status të rrejshëm. Ai shpenzoi para të konsiderueshme nga një buxhet që ka qenë subjekt i kriticizmit të vazhdueshëm për shpërdorime dhe keqpërdorime, për të organizuar një ngjarje në një sallë luksoze, ndërkohë që ata që punojnë për të, janë lënë pa sigurim shëndetësor dhe pa mbështetje të mjaftueshme.
Shënimi i 40-vjetorit të funksionimit të Medresesë “Isa Beu” do të kishte mundësinë të ishte një ngjarje e rëndësishme, një moment për të nderuar historinë e këtij institucioni edukativ dhe për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e tij. Megjithatë, ajo që ndodhi ishte diçka shumë larg këtij ideali. Manifestimi i organizuar për këtë përvjetor nuk kishte asnjë shenjë të një përpjekje të vërtetë për të organizuar një ngjarje dinjitoze, por ishte më shumë një shfaqje e papërgatitur dhe e mangët që shërbeu si një mundësi për përfitime personale dhe keqpërdorime të burimeve publike.
Një nga më të dukshmet në këtë manifestim ishte mungesa e një strukture organizative të mirëfilltë. Asnjë këshill organizativ, asnjë komision që do të merrej me detaje të rëndësishme si protokolli, mikpritja e mysafirëve, ose logjistika e ngjarjes nuk u krijua. Asnjë komision përkatës që do të vlersonte se kujt t’i jepej ndonjë mirënjohje apo edhe ndonjë shpërblim për kontributin e palodhshëm në punë e gjatë në këtë vatër mësimore, porse u dhanë mirënjohje sikur ato të ishin sheqerka të një plake shtrigë sa për të dëshmuar mirësinë e saj ndonëse shpirtin e ka katran! Ky është një tregues i qartë se manifestimi nuk ishte një ngjarje e menduar dhe planifikuar siç duhej, por një mundësi për të dhënë një imazh të rremë të suksesshëm për individë që, në vend të vlerësimit të institucionit dhe arritjeve të tij, i përdorën ato për të fuqizuar pozitat e tyre personale.
Po ashtu, kur flasim për nivelin e organizimit teknik të ngjarjes, gjërat bëhen edhe më shqetësuese. Nuk pati asnjë përpjekje për të siguruar që infrastruktura dhe aspektet teknike të manifestimit të ishin në nivelin e duhur: ndriçimi, zëri, materialet promovuese si fletëpalosjet dhe emblemat (përfshirë edhe bexhat) – asgjë prej tyre nuk ishin menduar dhe realizuar në mënyrën që një ngjarje e tillë kërkon. Mungesa e një katalogu të përditësuar dhe të plotë me të dhënat mbi Medresenë “Isa Beu” gjithashtu është një shenjë tjetër e dështimit të organizatorëve për të respektuar rëndësinë e këtij institucioni dhe për të përçuar informacionin e duhur te publiku dhe mysafirët.
Të gjitha këto elemente sugjerojnë se ky “manifestim” ishte një farsë e pastër, një mundësi për të manipuluar dhe shfrytëzuar buxhetin e BFI-së për qëllime personale dhe për të mbajtur një imazh të rremë të një ngjarjeje të suksesshme. Ky nuk ishte një ngjarje që nderoi historinë dhe kontributin e Medresesë “Isa Beu”, por një mundësi për individë të caktuar që të shfrytëzonin resurse publike për përfitime personale, duke e përdorur këtë ngjarje për të ngritur statusin e tyre, pa pasur asnjë lidhje reale me vlerat dhe identitetin e këtij institucioni edukativ.
Mungesa e transparencës, shpenzimet e dyshimta dhe përdorimi i buxhetit për një ngjarje të tillë, që më shumë i ngjante një shfaqjeje për t’u mbushur xhepin, janë një shembull i keqpërdorimit të pozitave publike dhe të burimeve të besuara për arsimimin dhe zhvillimin e shoqërisë. Ky manifestim duhet të shërbejë si një paralajmërim i qartë për nevojën për më shumë përgjegjësi dhe transparencë në menaxhimin e burimeve publike dhe në organizimin e ngjarjeve të tilla. Ata që janë të ngarkuar me përgjegjësi për zhvillimin dhe nderimin e institucioneve edukative duhet të kuptojnë se çdo veprim i tyre reflekton mbi vlerat e shoqërisë dhe mbi atë që ne duam të shohim si një të ardhme të denjë dhe të drejtë.
Ky organizim nonshalant është një sjellje që jo vetëm që tregon mungesën e përgjegjësisë dhe respektit ndaj ndihmës së dhënë nga besimtarët, por gjithashtu shfaq një përpjekje të dëshpëruar për të krijuar një imazh të rremë të fuqisë dhe prestigjit. Në fakt, kjo sjellje i jep mesazhin se ai është i gatshëm të shfrytëzojë çdo mundësi për të forcuar pozitat e tij personale, pa marrë parasysh pasojat që kjo ka për ata që janë rreth tij.
Shaqir Fetai ka dështuar të krijojë një hapësirë të respektuar dhe të denjë për organizimin e ngjarjeve të tilla. Një manifestim i tillë mund të ishte realizuar në hapësirat e Medresesë “Isa Beu” ose në xhami, ku kishte mundësi të qeraste të ftuarit me një darkë simbolike. Përkundrazi, ai ka zgjedhur një opsion që ka pasur si qëllim vetëm përforcimin e statusit të tij dhe mbushjen e xhepit të tij me para të dyshimta.
Në përfundim, ky manifestim ka shërbyer vetëm si një shembull tjetër i keqpërdorimit të institucioneve dhe resurseve për qëllime personale dhe përpjekjes për të manipuluar një histori që nuk ka lidhje me realitetin e vërtetë. Shaqir Fetai nuk ka arritur të krijojë një ndihmë të vërtetë për arsimimin dhe zhvillimin e shoqërisë, por vetëm ka shfrytëzuar mundësitë për të rritur veten në kurriz të vlerave dhe institucioneve që pretendon se i respekton.