Trump: E kuptoj pse Hungaria vazhdon të blejë naftë ruse

Presidenti Trump prej kohësh ka thënë se do të vendoste tarifa për ta ndalur luftën e Rusisë në Ukrainë, me kusht që vendet e tjera të NATO-s të ndalonin importin e naftës ruse. Por gjatë takimit me Zelenskyy, Trump duket se mbrojti blerjet e naftës ruse nga Hungaria.

“Hungaria është disi e bllokuar, sepse ka vetëm një tubacion që është aty prej shumë vitesh, dhe ata nuk kanë dalje në det,” tha Trump. “Fola me udhëheqësin shumë të madh të Hungarisë, dhe ata, e dini, e kanë shumë të vështirë të sigurojnë naftë. E kuptoj këtë”, ka deklaruar Trump, raporton AP.

Pavarësisht pretendimeve të kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, se gjeografia e Hungarisë e pengon vendin të sigurojë karburante fosile nga jashtë Rusisë, disa kritikë dhe ekspertë argumentojnë se blerjet e vazhdueshme të naftës dhe gazit rus nga Hungaria lidhen më shumë me politikën, sesa me tubacionet.

Trump planifikon të takohet me Putinin në Budapest, Hungari, duke thënë se ra dakord për vendndodhjen sepse i pëlqen Orbán.

Presidenti amerikan përsëriti pretendimet e tij të mëparshme se India, në një moment të ardhshëm, nuk do të blejë më naftë nga Rusia, duke thënë se vendi “tashmë ka filluar të përjetojë situatë më të qetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *