Një shpërthim i madh është raportuar në një fabrikë ushtarake të eksplozivëve në shtetin amerikan Tennessee.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se ka viktima, por deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera. Mediat lokale raportojnë gjithashtu se disa persona rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në një fabrikë të kompanisë Açurate Energetic Systems, e vendosur në zonën Bucksnort, pranë qytetit McEëen, rreth një orë në jug të qytetit Nashville.
“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim në fabrikën e Açurate Energetic Systems në zonën Bucksnort. Shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përballuar situatën”, njoftoi zyra e Sherifit të Qarkut Hickman.
Sipas faqes zyrtare të kompanisë, Açurate Energetic Systems ofron produkte dhe zgjidhje të avancuara për sektorët e mbrojtjes, industrisë ajrore dhe shpërthimeve, dhe ndodhet rreth katër milje nga zona më e populluar e Nashville.