Pak orë kanë mbetur deri tek fillimi i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Sllovenisë.
Dardanët dhe sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për kombëtaren tonë në garën për kualifikim në Botërorin 2026.
Kosova në duel me Slloveninë vjen pas fitores kundër Suedisë, në muajin shtator.
Të besuarit e Franco Foda-s edhe në duel me sllovenët hyjnë me synime për të marrë pikët e plota dhe për të bërë hapin gjigant për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për rezultat pozitiv në duel me Slloveninë.
Përzgjedhësi i kombëtares sonë, Franco Foda, ka thënë se përballja me Slloveninë do të jetë një ndeshje e fort, por ai beson se skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë tri pikët.
“Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Jam i bindur që në fushën tonë dhe para tifozëve tanë do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer,” ka theksuar Foda.
Ndeshja Kosovë-Slloveni fillon në orën 20:45.