Mikrokompjuterët britanikë ishin midis më shumë se 100,000 pjesëve të prodhuara jashtë vendit të përfshira në raketat dhe dronët rusë të përdorur në sulmet vdekjeprurëse të së dielës në Ukrainë , tha Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas bëri thirrje për sanksione të mëtejshme “efektive” pasi tha se pjesë me origjinë nga vendet aleate, përfshirë Gjermaninë, Japoninë dhe SHBA-në, janë identifikuar në armët ruse, shkruan BBC.
Departamenti për Biznes dhe Tregti (DBT) tha se kohët e fundit kishte ndërmarrë përpjekje për të goditur firmat britanike, produktet e të cilave kanë vazhduar të gjejnë rrugën e tyre në zinxhirin e furnizimit ushtarak të Rusisë.
“Ne i marrim jashtëzakonisht seriozisht raportet për mallra nga kompanitë britanike që gjenden në armët ruse”, tha një zëdhënës i qeverisë.
