Zgjedhjet më 5 nëntor, Harris dhe Trump janë pranë njëri-tjetrit me vota

Amerika voton në 5 nëntor. Votimet mbyllen të martën në mbrëmje. Sondazhet tregojnë se dy kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump janë pranë njëri-tjetrit me vota. Mund të ketë kufij shumë të ngushtë fitoreje në disa vende, gjë që mund të kërkojë rinumërimin e votave. Është gjithashtu e mundur që disa rezultate mund të vijnë më ngadalë këtë vit, për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si shtetet individuale duke përfshirë shtatë shtetet e lëkundura që do të vendosin përfundimisht garën i kanë administruar zgjedhjet e tyre që nga viti 2020. Nga ana tjetër, numërimi i votave është përshpejtuar në vende si Michigan, dhe shumë më pak vota do të hidhen me postë këtë herë sesa në zgjedhjet e fundit, të cilat u mbajtën gjatë pandemisë Covid. Kandidatja për president të SHBA-së Kamala Harris i përshkroi zgjedhjet e 5 nëntorit si më të rëndësishmet dhe shprehu besimin se ajo do të fitonte garën për Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë edhe kandidati tjetër Donald Tramp zgjedhjet i cilësoi si të rëndësishme. Presidenti i zgjedhur amerikan do të inaugurohet më 20 janar 2025.

“Ne do të fitojmë. Dhe ne do të fitojmë sepse e dinë të gjithë këtu, e dini se për çfarë qëndroni këtu, e dini për çfarë luftoni. Dhe ne kemi një mundësi në këto zgjedhje që më në fund të kthejmë faqen e një dekade politike larg nga frika dhe përçarja”, deklaroi Kamala Harris, kandidate presidenciale, SHBA.

“E vetmja gjë që dua është të dal dhe të votojë. Kishim një numër të jashtëzakonshëm në votat e hershme, një numër rekord që askush nuk mund t’i besojë”, tha Donald Trump, kandidat presidencial, SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *