Prokuroria Publike do të pret drejtorin e Fondit për Inovacion të dorëzon paditë penale për shpërdorim

Prokuroria Publike nuk do të procedon mbi indikacionet që ditë më parë i shpalosi drejtori i Fondit për Inovacion, Nikola Dodov. Organi akuzës thotë se derisa drejtori ka paralajmëruar procedimin e rasteve nga ekipi i tij ligjor, duart e tyre janë të lidhura për të vepruar në bazë të zërave publik.

“Ne veprojmë në bazë të zërave në opinion atëherë kur organet kompetente për kontroll dhe hetim nuk e bëjnë punën e tyre dhe nuk veprojnë në përputhje me ligjin. Në rastin konkret drejtori tha se ka dyshime për veprime në kundërshtim me ligjin dhe po përgatit dokumentacionin e nevojshëm për kallëzime penale. Ai është detyrim i tij ligjor”, thonë nga Prokuroria Publike.

Drejtori i Fondit për Inovacion, Dodov tha se ekipi i tij është duke punuar dhe nuk do të zbulon detaje derisa të gjitha dyshimet do të dokumentohen dhe dorëzohen në polici dhe prokurori. Ai di të më parë shpalosi keqpërdorimet me projekte fiktive në fond vlerë e të cilëve arrinë në 3.2 milion euro. Shumica e tyre janë bërë kryesisht përmes ndarjes së fondeve për shtëpi të shëndetit edhe pse kjo sipas Dodov bie në kundërshtim me ligjin. Shpërdorimet kanë shkuar aq larg sipas Dodov sa një drejtues subjekti, ka fituar pesë herë mbështetje financiare nga fondi me projekt të njëjta nëpër kompani të ndryshme. Dyshime të bazuara ka edhe për ndarjen e fondeve gjatë Kovid krizës. Të paktën 60 kompani janë përfshirë në dyshimet e para se kanë keqpërdorur paratë nga Fondi për Inovacion. Denoncimi do t’i referohet strukturave udhëheqëse në Fond në 5 vitet e kaluara. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *