Qyteti izraelit sulmohet me dron nga Jemeni

Të paktën 20 persona u plagosën të mërkurën pasi një dron i nisur nga Jemeni goditi qytetin turistik të Izraelit në Detin e Kuq, Eilat, në kufirin me Jordaninë dhe Egjiptin.

Shërbimi kombëtar i ambulancës izraelite Magen David Adom tha se dy persona u plagosën rëndë, ndërsa të tjerë pësuan lëndime mesatare.

Ushtria izraelite theksoi se një dron i nisur nga Jemeni ra në Eilat, duke shtuar vetëm se u bënë përpjekje “për ta kapur”, shkruajnë mediat e huaja.
Gazeta Israel Hayom, duke cituar një hetim fillestar, tregoi se sistemet e mbrojtjes ajrore dështuan të kapnin dronin.

Houthit kanë lëshuar raketa dhe dronë mijëra kilometra në veri drejt Izraelit, në atë që grupi i quan akte solidariteti me palestinezët.

Houthi-t, të cilët kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit, kanë sulmuar gjithashtu anije në Detin e Kuq që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023.

https://x.com/hamdahsalhut/status/1970876633398858230?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1970876633398858230%7Ctwgr%5E8183509ff5c0d1c22785a51bfa6624af24146890%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fqyteti-izraelit-sulmohet-me-dron-nga-jemeni-raportohet-per-disa-te-lenduar-detaje-dhe-pamje%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *