Pas emocioneve të dy netëve të para, sonte zhvillohen gjashtë ndeshjet e fundit të këtij rrethi në Ligën e Kampionëve.
Edhe mbrëmja e sonte pritet të prodhojë duele dramatike.
Padyshim se sfida kryesore është përballja mes Newcastle dhe Barcelonës.
Nga ora 18:45, në fushë kanë zbritur: Club Brugge – Monaco dhe Copenhagen – Bayer Leverkusen.
Ndërsa nga ora 21:00, zhvillohen katër duelet tjera, ku përballen Manchester City, Newcastle United – Barcelona, Eintracht Frankfurt – Galatasaray dhe Sporting Lisbona – Kairat Almaty.
Me këto përballje, kompletohet xhiroja e parë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, garë që këtë vit pritet të ofrojë spektakël të vërtetë futbollistik.